“Klauzola kolektive e NATO-s, Neni 5, është i pakushtëzuar, si beton të përforcuar. Kjo do të thotë se sulmi ynë në një anëtar është sulm mbi të gjithë ne”, citon AFP një zyrtar të paidentifikuar të lartë të Aleancës së NATO’s.
Zyrtari shtoi se Trump deklaroi qartë në samitin e fundit në Bruksel se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara ndaj angazhimeve të NATO-s dhe se aleanca është e fortë, përcjell Gazeta Express.
Trump, në një lajm në Fox News, të martën u pyet për mbrojtjen e ndërsjellë të anëtarëve nëse njëri prej tyre u sulmohet.
Presidenti amerikan tha se “Mali i Zi është një vend shumë i vogël me njerëz shumë të fortë dhe agresivë”, agresioni i të cilit mund të shkaktojë luftën e tretë botërore.
Në pranverën e vitit 2017, Mali i Zi u bë shteti i 29-të anëtar i NATO-s.
Qeveria e Malit të Zi është përgjigjur deklaratës Presidentit Trump, duke thënë se ajo është krenare për traditën e saj dhe politikën paqësore dhe Mali i Zi i kontribuon paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe në të gjithë botën.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...