Aleanca e NATO-s ka thënë se aleatët i kanë vendosur forcat në gjendje gatishmërie dhe kanë dërguar aeroplanë luftarakë dhe anije shtesë në Evropën Lindore, duke e përforcuar mbrojtjen e aleatëve në kohën kur Rusia po e vazhdon grumbullimin ushtarak në Ukrainë dhe përreth saj.
Në ditët e fundit, disa vende aleate kanë dhënë njoftime në lidhje me dërgesat e tyre të tanishme dhe të ardhshme. Danimarka do të dërgojë një anije luftarake në Detin Baltik dhe pritet të dërgoje edhe aeroplanë luftarakë “F-16” në Lituani në përkrahje të misionit patrullues ajror të NATO-s.
Spanja do të dërgojë anije për t’iu bashkuar forcave detare të NATO-s dhe po e shqyrton dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Bullgari, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen zyrtare të NATO-s.
Franca e ka shprehur gatishmërinë e vet për të dërguar trupa në Rumani nën komandën e NATO-s. Holanda do të dërgojë dy aeroplanë luftarakë “F-35” në Bullgari nga prilli për t’i përkrahur aktivitetet ajrore patrulluese të NATO-s në rajon dhe do t’i vendos në gjendje gatishmërie një anije dhe njësitë me bazë tokësore për Forcën Reaguese të NATO-s. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë bërë të qartë se janë duke e shqyrtuar rritjen e pranisë ushtarake në pjesën lindore të aleancës.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...