Prezenca e NATO-s në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit tha Jens Stoltenberg sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjatë një deklarate që mbajti në konferencën për siguri globale, ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”.
Numri 1 i NATO-s foli edhe për rolin e tyre në Kosovë. “Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta. Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi.
Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë ngushtësisht në rajon dhe në Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë”, tha Stoltenberg./tch/
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet