Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Federatës Ruse që të vazhdojë të respektojë dispozitat e Marrëveshjes për eliminimin e raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme (INF), raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s filluan takimin dy ditorë në Bruksel ndërsa kreu i organizatës Stoltenberg para gazetarëve tha se gjatë takimit do të dominojnë çështjet rreth sigurisë.
Ai tha se në axhendë do të jetë edhe marrëveshja e INF-së, SHBA-Rusi, nga e cila kohët e fundit u tërhoqën SHBA-të ndërsa më pas edhe Rusia.
“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të vazhdojë të respektojë dispozitat e Marrëveshjes së INF-së”, tha Stoltenberg, duke shtuar se lidhur me këtë temë do të bisedojë personalisht me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih.
Në takimin e ministrave në selinë e NATO-s në Bruksel për herë të parë merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut ndërsa në rendin e ditës do të jetë analiza e situatës në lidhje me misionet e organizatës në Afganistan, Irak dhe Kosovë.
Mbrohen në heshtje të akuzuarit për rastin e shpërthimit në ...
Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, ...
Zhvillimet nga lufta me Iranin rrisin çmimet e derivateve në...
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran