Raketa që NASA pritet të dërgojë për një mision rreth Hënës, ka pësuar një tjetër rrjedhje të hidrogjenit.
Problemi u shfaq të shtunën herët në mëngjes, ndërsa ekipi i lëshimit në Florida filloi ta mbushte raketën rreth 100 metra të lartë, me rreth 4.5 milionë litra hidrogjen.
Brenda pak minutash, një rrjedhje e hidrogjenit u zbulua në afërsi të motorit në pjesën e fundit të raketës.
Inxhinierët po punojnë ta ndreqin problemin me synimin që kryejnë një nisje të raketës sot pasdite.
NASA po tenton të dërgojë një raketë pa ekuipazhit rreth Hënës, përpara se të nisë një raketë me astronautë në bord.
Nëse ky mision, që është parashikuar të zgjasë 5 javë shkon mirë, astronautët mund të fluturojnë rreth hënës në vitin 2024 dhe të zbresin në këtë planet më 2025-n, duke shënuar herët e dytë në 50 vjet që astronautët shkelin në Hënë./voa/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...