Rreth 1,000 myslimanë Rohingya që duan të largohen nga Mianmari, kanë qëndruar në plazh për javë të tëra, të ekspozuar në diell, në gjirin e Bengalit, duke pritur një anije që do t’i dërgonte ata në “vendin e shenjtë” Bangladesh.
Duke mbajtur të mbyllur kufijtë e pjesëve veriore të shtetit Rakhine, që kur filloi operacioni kundër kryengritjes, ushtria e Mianmarit bëri një shfaqje të rrallë të hapjes për gazetarë të huaj, transmeton portali arbresh.info
Mbi 600 mijë Rohingya kanë ikur drejt Bangladeshit për të gjetur strehim në kampet e refugjatëve, eksod të cilin OKB-ja e quan “spastrim etnik”.
Për Reuters një nga personat që qëndronte në plazhë ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, sepse atje nuk mund të mbijetojnë.
Mianmar, një vend kryesisht budist, ka mohuar akuzat e OKB-së, duke këmbëngulur se operacioni i ushtrisë ishte i domosdoshëm nga shqetësimet e sigurisë kombëtare, pasi militantët Rohingya sulmuan 30 postblloqe të sigurisë në Rakhinë me 25 gusht./arbresh.info/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...