Komuniteti mysliman i Gjermanisë u bëri thirrje autoriteteve të rrisin sigurinë rreth xhamive në vend pas sulmeve të fundit terroriste në Zelandën e Re, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek, në një konferencë për media në Berlin tha se prania e dukshme e policisë rreth xhamive do të ndihmonte në parandalimin e sulmeve të mundshme nga ekstremistët.
“Kjo po ashtu do të ketë një kuptim simbolik”, tha Mazyek, duke shtuar se komuniteti mysliman do të ndihet se “shteti dhe shoqëria marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre”.
Viteve të fundit, Gjermania ka dëshmuar racizmin dhe islamofobinë në rritje, të nxitur nga partitë e ekstremit të djathtë të cilat kanë shfrytëzuar frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmin.
Policia regjistroi 578 krime të urrejtjes kundër myslimanëve midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar. Të paktën 40 myslimanë u plagosën në sulme, të cilat kryesisht u kryen nga ekstremistët e djathtë.
Gjermania, një vend me mbi 81 milionë banorë, pas Francës ka popullatën e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Në mesin e rreth 4.7 milionë myslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella