Një homazh me lule për ukrainasit që kanë vdekur gjatë pushtimit rus është ngritur në qytetin perëndimor të Lvivit.

Krijuesi i instalimit, Leo Soto, udhëtoi nga shteti amerikan i Floridës për të ngritur memorialin gjatë fundjavës, shkruan France 24, transmeton portal arbresh.info
“Është një mur shprese”, tha studenti 27-vjeçar.

Duke përdorur lule artificiale që u dhuruan nga Polonia, memoriali përfshin imazhe të ushtarëve dhe civilëve ukrainas që kanë vdekur që nga fillimi i luftës tre muaj më parë.

Muri përfshin një foto të gjimnastes 11-vjeçare Kateryna Diachenko, e cila u vra pasi shtëpia e saj në Mariupol u godit nga një raketë ruse./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër