Në jug të Spanjës nuk bie shi prej muajsh dhe thatësira po shtrihet, sidomos në Andaluzi, në veri të qytetit Kordoba.
Në këtë rajon, rezervati ujor është thuajse bosh. Kompanitë që menaxhojnë ujin detyrohen ta tërheqin atë nga një liqen tjetër, i ndotur nga mbeturinat e hedhura nga fermerët.
Rrjedhimisht, uji i pijshëm është i rrezikshëm për t’u konsumuar dhe popullsia furnizohet me autobot.
“Nuk e kisha idenë se sa ujë duhej për një person në shtëpi derisa na u desh të mbushnim shishet dhe ta blinim ujin”, thotë një grua.
“Nuk është normale që kjo të ndodhë në shekullin e 21-të, por duhet të përballemi me të”, shprehet një burrë.
Situata ka pasoja edhe për restorantet dhe furrat e bukës, që varen nga këto furnizime dhe nuk mund ta bëjnë detyrën e tyre si duhet./Euronews/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...