Mediat ndërkombëtare e konsiderojnë më të sigurt se kurrë mundësinë e zgjedhjeve të dyta më 28 maj.
Pas vlerësimeve të analistëve, rrjetet kryesore si Reuters dhe Guardian theksojnë se me përfundimin e numërimit konfirmohet se Tajip Erdogan ka rënë nën 50%, gjë që do t’i kishte dhënë atij fitoren që në raundin e parë.
Hendeku midis Erdogan dhe Kilicdaroglu vazhdon të ngushtohet ndërsa numërimi i votave rritet në qytetet e mëdha, të cilat duket se po nxisin kandidatin e opozitës. Megjithatë, agjencitë turke të lajmeve vazhdojnë të raportojnë shifra të ndryshme.
Gara zgjedhore në Turqi është kthyer në një thriller, ku dy gladiatorët janë përballur për numërimin e votave.
Erdogan tha se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi po vazhdon do të nënkuptonte vjedhje të vullnetit të popullit, ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore që të regjistrojnë të gjitha rezultatet në mbarë vendin.
“Ndërsa zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon, përpjekja për të shpallur rezultatet me nxitim do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”, shkroi Erdogan në Twitter në mesazhin e tij të parë pas mbylljes së votimit.
Kilicdaroglu tha në postimin e tij në Twitter, “nuk do të flemë sonte”, duke paralajmëruar se të gjitha fletëvotimet duhet të numërohen. /abcnews.al/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...