Këshilltar i posaçëm, Robert Mueller thuhet se ka marrë dhjetëra mijëra e-mail nga ekipi i tranzicionit i Presidentit Donald Trump si pjesë e një hetimi në zgjedhjet e vitit 2016.
Deri më tani FBI ka akuzuar katër vetë si pjesë të hetimit, njofton Klan Kosova.
Një avokat nga grupi ”Trump for America”, ka pohuar se emailet janë marrë në mënyrë të kundërligjshme nga një palë e tretë.
Por një zëdhënës i këshillit tha se “procesi i duhur penal” ishte ndjekur.

Mëtej raportohet se Mueller po heton lidhjen e dyshuar midis fushatës presidenciale Trump dhe Rusisë, diçka që të dyja palët e mohojnë.
”Trump for America”, përdorën një agjenci qeveritare, Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), për zyrat, pajisjet dhe email-in e tyre në periudhën ndërmjet zgjedhjes së Donald Trump dhe inaugurimit të tij në vitin 2017-të./Klan Kosova/
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...
Varoufakis: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dram...
Inter shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të në histor...
Lumir Abdixhiku nga Zhegra kujton Agim Ramadanin: Katana e p...
Fitore jetike e Tottenhamit ndaj Aston Villas, largohen nga ...
Djali i Agim Ramadanit kujton babanë në ditëlindje: Falemind...