Bëhet e ditur se 91 orë nga pas tërmetit në Izmir të Turqisë është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti një vajzë e vogël.
Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey dhe më pas punimet i intensifikuan në këtë zonë.
Pasi arritën kontaktin me fëmjën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barrelë.
Fëmija pas vendosjes në barrelë u trasportua për tek ambulanca. Gjatë kësaj u rritën edhe zërat dhe duartrokitjet për shpëtimin e fëmijës.
Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat.
Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Gjetëm edhe një vogëlushe. Elhamdulillah (Falënderimi i takon vetëm Allahut).
Ndërkohë edhe guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger ka postuar: “Ayda Gezgin u shpëtua gjallë”./aa/

Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...