Komisioni këshillimor për sigurinë e vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot se lidhja midis vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut me trombocitet është “konsideruar e mundshme, por nuk është konfirmuar”.
Në një deklaratë të lëshuar pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit globale, ekspertët e pavarur thanë se duhen studime të veçanta për të kuptuar plotësisht lidhjen e mundshme midis vaksinimit dhe faktorëve të mundshëm të rrezikut, raporton Reuters.
“Është e rëndësishme të theksohet, se megjithëse shqetësuese, ngjarje të tilla janë shumë të rralla dhe një numër i vogël janë raportuar midis gati 200 milionë individëve që kanë marrë vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19 në të gjithë botën,” tha paneli.
Njoftohet se ata do të takohen përsëri javën e ardhshme për të diskutuar informacione shtesë.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...