Qindra zjarrfikës janë duke u përpjekur të shuajnë zjarret në rajonin e Katalonjës së Spanjës, pasi temperaturat janë ngritur në 40 gradë celsius nëpër disa pjesë të Evropës.
Zyrtarët thonë se zjarret mund të përhapen shpejt, dhe se janë me përmasat më të rënda në 20 vitet e fundit.
Temperaturat pritet të rritet më tej në shumë vende të Evropës, gjatë tre ditëve të ardhshme, paralajmërojnë meteorologët.
Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar të mërkurën temperaturat më të larta ndonjëherë në muajin qershor, teksa moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, transmeton REL.
Meteorologët kanë thënë se vala e të nxehtit nga veriu i Afrikës, është shkaktari i motit të tillë në Evropë.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës