Për shkak të motit të keq në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha fluturimet në aeroportin Stansted janë anuluar dhe ky aeroport ka mbyllur pistat e tij.
Aeroporti i Heathrow dhe Gatwick po ashtu kanë anuluar apo shtyrë fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla e ftohtë kanë mbërthyer Britaninë.
Në Skoci, Londër dhe në jugperëndim të Anglisë është lëshuar paralajmërim deri në mëngjesin e së hënës. Trenat po ashtu kanë pasur vonesa dhe shoferët janë paralajmëruar që të ngasin me kujdes, pas disa aksidenteve në trafik.
Në njoftimin e aeroportit Stansted, të lëshuar të dielën mbrëma, u tha se nuk është mbyllur vetëm pista për shkak të reshjeve të borës, por për shkak të motit të keq janë anuluar të gjitha fluturimet.
Ndërkaq, për shkak të motit të keq, në aeroportin Heathrow të dielën u anuluan mbi 50 fluturime.
Aeroporti Gatwick njoftoi se për shkak se kushtet atmosferike nuk ishin të sigurta, janë mbyllur pistat. Një numër i fluturimeve u anuluan apo u shtyn, ndërkaq 28 të tjera u ridrejtuan në aeroporte të tjera.
“Kushtet e këqija atmosferike pritet të vazhdojnë gjatë natës dhe mund të ndërpresin edhe më tej shërbimet”, thanë nga ky aeroport të dielën mbrëma.
Në ditët në vijim, Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me temperatura të ftohta. Në Skoci është parashikuar që temperaturat të bien në -15 gradë Celsius gjatë natës. /rel/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...