Në Itali, në zonën e Cagliarit në Sardenjë, moti i keq i ka marrë jetën një gruaje. Ajo u shpall e zhdukur një natë më parë, pasi makina e saj u bllokua nga uji i përmbytjeve. Agjencitë italiane të lajmeve thanë më pas se, ajo u gjet e mbytur nga skuadrat e shpëtimit në mëngjes, transmeton “Tch”.
Anëtarët e tjerë të familjes së saj, bashkëshorti dhe 3 vajzat ishin shpëtuar me helikopter. Pjesë të mëdha të Cagliarit mbetën nën ujë. Dhjetëra persona janë evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur për shkak të nivelit të rrezikshëm të ujërave apo shembjes.
Edhe në Cagliari është shembur një urë, fatmirësisht pa viktima.
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë