Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në shtetin e Kentakit, tha guvernatori Andy Beshear. Stuhitë e fuqishme dhe rrëketë e ujit mbuluan rrugët dhe shkaktuan përmbytje duke detyruar evakuimin e njerëzve të bllokuar.
Guvernatori Beshear tha se shumë nga vdekjet, përfshirë një nënë dhe fëmijën e saj 7-vjeçar, u shkaktuar nga bllokimi i makinave në rrugët e përmbytura. Ai tha se ende vazhdojnë operacionet e shpëtimit ndërsa është ndërprerë energjia elektrike për rreth 39,000 shtëpi, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta mund të dëmtojnë rrjetin elektrik.
Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përjetojnë një tjetër valë moti të ashpër dimëror me shira të rrëmbyet që kanë shkaktuar përmbytje.
Një nënë dhe fëmija i saj 7-vjeçar u humbën jetën në Kentaki kur makina me të cilën udhëtonin u bllokua nga niveli i lartë i ujit në qarkun Hart. Në pjesën juglindore të Kentakit, një 73-vjeçar u gjet i vdekur në ujërat që përmbytën qarkun Clay, njoftuan zyrtarët.
Temperatura të acarta, rreth -30 gradë Celsius përfshijnë pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara pranë kufirit me Kanadanë. Në Dakota dhe Minesota pritet që temperaturat të bien mes -40 gradë Celsius dhe – 45.6 gradë Celsius./abcnews.al
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...