Një grua ka humbur jetën dhe 14 persona janë plagosur në Francë, pasi bubullimat dhe stuhitë me breshër goditën vendin, duke shkatërruar vreshtat dhe duke vonuar fluturimet.
Viktima e përfshirë nga përmbytjet u gjet nën një makinë në qytetin e Normandisë. Rrethanat e vdekjes ishin të paqarta, raporton “The Guardian”.
Banorët e në Francën Jugperëndimore panë breshër me madhësinë e topave të tenisit, ndërkohë që në rajonin e Parisit rrugët ishin të përmbytura nga uji.
Rrufeja po ashtu goditi Kullën Eifel, pa shkaktuar dëme, si dhe disa shtëpi në Lindje të Parisit, sipas autoriteteve lokale.
Mijëra familje mbetën pa energji elektrike të dielën pasi stuhitë goditën të gjithë Francën të shtunën, sipas ndërmarrjes Enedis. Fluturimet jashtë aeroportit Orly të Parisit u pezulluan përkohësisht të shtunën dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle. /arbresh.info/
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë