Sipas autoriteteve të Afrikës së Jugut, të paktën 16 persona kanë humbur jetën në provincën lindore KwaZulu -Natal që nga fundi i tetorit kur filluan kushtet e këqija të motit, përfshirë stuhitë e rënda dhe tornado, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Që nga tetori i vitit 2019, provinca KwaZulu -Natal ka përjetuar kushte ekstreme të motit, duke shkaktuar stuhi të rënda, rrufe dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar kërdi në të gjithë krahinën”, tha departamenti i qeverisjes bashkëpunuese dhe çështjeve tradicionale.
Zyrtarët lokalë në KwaZulu-Natal thanë se një stuhi e madhe goditi zonën të martën pasdite pas shirave të rrëmbyeshëm në disa pjesë të krahinës.
Autoritetet njoftuan se dy persona u vranë gjatë një incidenti, ndërsa disa shtëpi dhe infrastruktura publike u dëmtuan.
Po ashtu u theksua që nga 25 tetori 14 persona të tjerë kanë humbur jetën dhe 19 janë plagosur, ndërkohë duke përfshirë incidentin e fundit 798 shtëpi janë dëmtuar, dëme të cilat ende po vlerësohen.
Autoritetet kërkuan nga banorët të qëndrojnë vigjilent pasi shirat e dendur dhe stuhitë e rënda vazhdojnë në zonë.
Pjesë të Afrikës së Jugut kanë përjetuar reshje të mëdha shiu pas një sezoni të gjatë të thatë, nga e cila autoritetet shprehën frikë se mund të çonin në përmbytje.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic