Bosnja dhe Hercegovina ka të drejtën të vendosë nëse do të jetë anëtare e NATO-s, por Moska rezervon të drejtën të reagojë ndaj një mundësie të tillë sipas interesave të saj.
“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë gjëje, kjo është një çështje e brendshme. Por gjëja tjetër është reagimi ynë. Në shembullin e Ukrainës, ne kemi treguar se çfarë presim. Nëse ka një kërcënim, ne do të reagojmë”, ka deklaruar ambasadori rus në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, transmeton portal arbresh.info
Ai beson se siguria në Bosnje është e garantuar nëse situata politike zhvillohet në bazë të dialogut, pa ndonjë lëvizje radikale.
Anëtari boshnjak i Këshillit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Sefik Dzaferovic, i përshkroi komentet e Kalabukhov si një “sulm ndaj integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës”.
Dzaferovic tha më herët se Bosnja dhe Hercegovina, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, do të ishte më e sigurt dhe më e mbrojtur.
Ai i kërkoi BE-së dhe NATO-s që t’i hapin dyert e tyre Bosnje-Hercegovinës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo do të parandalojë rreziqet dhe sulmet e ngjajshme me atë të Ukrainës.
Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë e quajti deklaratën e Kalabuhov një “kërcënim” për Bosnje dhe Hercegovinën.
“Kërcënimet e fundit të ambasadorit rus ndaj Bosnje dhe Hercegovinës janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë midis NATO-s dhe vendeve sovrane,” tha ambasada në mediat sociale.
Ambasada amerikane gjithashtu ka përsëritur mbështetjen e saj për Bosnjen e Hercegovinën./AA/arbresh.info/
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...