Sadiq Al-Ghariani, imam në shtetin e Libisë, ka dhënë një deklaratë që kohëve të fundit, po bënë bujë në medie.
Ghariani ka bërë thirrje që muslimanët të mos shkojnë në Haxh dhe Umre, rite fetare islame, për të dytën herë.

“Mos shkoni në haxh dhe umra për herë të dytë. Kush ka qenë një herë të mos e përsërisë më sepse me paratë që paguani, Saudia po vret muslimanë” – ka deklaruar imami nga Libia.
Kjo deklaratë ka ardhur si reagim ndaj ndërhyrjes së Saudisë në çështjet e brendshme të vendeve arabe ndër to edhe Libia. Sipas të dhënave, Saudia e ka mbështetur me mbi 20 miliardë $ gjeneralin e pensionuar Halife Hafter i cili po kryen një grusht shteti në Libi.
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...
Moti sot në Shqipëri