Kryeministri sllovak Robert Fico është larguar nga një spital në qendër të vendit, ku qëndroi për rreth dy javë pasi u plagos rëndë me armë zjarri nga një shkrimtar 71 vjeçar.
Ai u transportua nga qyteti i Banska Bystrica për të vijuar trajtimin e tij në Bratislavë.
59-vjeçari u qëllua 4 herë nga një distancë e afërt në qytetin qendror të Handlova më 15 maj, teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi qeveritar.
Nuk është e qartë nëse Fico është vendosur në banesën e tij në Bratislavë apo është transferuar në një spital tjetër.
Politikani veteran, i cili ka shërbyer si kryeministër për më shumë se 10 nga 18 vitet e fundit, u rikthye në pushtet shtatorin e kaluar në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
Sllovakia është bërë gjithnjë e më e polarizuar muajt e fundit dhe sulmi vetëm sa ka thelluar tensionet. Sulmuesi i dyshuar, 71-vjeçari Juraj Cintula, është lënë në paraburgim i akuzuar për tentativë vrasje ./A2cnn
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...