Nuk ka shumë njerëz në botë që janë në gjendje të ndryshojnë emrin e një kombi.
Por këtë mund ta bëjë monarku absolute mbreti Msvat, transmeton portali arbresh.info
Mbreti Msvati III i Svaziland njoftoi të mërkurën se ai po riemëronte vendin “Mbretëria e eSvatini”.
Monarku njoftoi ndryshimin zyrtar në një stadium gjatë festimeve për 50 vjetorin e pavarësisë së Svazisë.
Festimet gjithashtu shënuan ditëlindjen e 50-të të mbretit.
Emri i ri, eSvatini, do të thotë “toka e Svazis”. Ndryshimi ishte i papritur, por Mbreti Msvati ka qenë duke iu referuar Sëazilandit për vite si eSvatini.
Ky është emri që mbreti përdorte kur ai iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2017 dhe në hapjen e shtetit të parlamentit të vendit në vitin 2014.
Monarku është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut për ndalimin e partive politike dhe diskriminimin ndaj grave./arbresh.info/
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...
Sot varroset 43-vjeçari i cili vdiq dje në vendin e punës
Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime p...
Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur lu...
27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Preka...
Lushaku: Një fushatë e paturpshme ka nisur kundër LDK-së