Një tren ka dalë nga binarët në Suedi, pasi u përplas me një autobus në afërsi të qytetit të Goteborgut.
Aksidenti ka ndodhur në ora 7:39 në një vendkalim të veturave, mes fshatrave Lillhagen dhe Gunnerstorp, transmeton Telegrafi.
Për çudi askush nuk është lënduar rëndë, pavarësisht se përplasja ishte aq e fuqishme, sa që treni doli nga binari e autobusi u dëmtua dhe u tërhoq zvarrë.
“Tre persona kanë kërkuar ndihmë në spital pas disa lëndimeve të lehta”, thuhet në kumtesën e policisë suedeze.
Rreth 50 persona ishin brenda trenit, derisa shoferi i autobusit nuk e kishte as edhe një pasagjer kur ndodhi përplasja.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq autobusin e ndalur – që me sa duket kishte ngecur në binarë dhe autobusi që ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe – kur e godet.
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...
Zyrtare: Orges Shehi rikthehet në krye të trajnerit