Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afganistan ku një 9 vjeçare është shitur nga familja si nuse te një 55 vjeçar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në fjalën e saj e mitura Parwana Malik ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55 vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.
Ndërkohë prindërit e Parwanës thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.
Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna e varfër duke fituar disa dollarë në ditë. Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.
Derisa ndihma ndërkombëtare thahet dhe ekonomia e vendit shembet, ata nuk janë në gjendje të përballojnë nevojat bazë sikurse ushqimi. Babai i Parwanës tashmë e ka shitur edhe motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë. /cnn/ arbresh.info/
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...