Një tërmet me magnitudë 4.8 ka rënë rreth orës 21:57 në Jabuka, Splitsko-dalmatinska županija, në Kroaci.
Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë tërmeti ka rënë në një thellësi prej 5 km dhe 40 km nga Spliti.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme, por banorët e brigjeve dalmate tregojnë për forcën e madhe të lëkundjeve.
Kroacia është goditur nga disa tërmete përgjatë këtij viti. Më tragjiku ishte ai i 29 dhjetorit të kaluar, me magnitudë 6,3 të shkallës rihter. Për pasojë humbën jetën 7 persona dhe u regjistruan dëme të mëdha materiale.


Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A