Sot me 18 prill e martë Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave për Kosovën.
Për këtë datë historike vendi mik i Kosovës, Austria ka përshëndetur këtë vendim, shkruan arbresh.info
“Sot në Parlamentin Evropian është marrë me votim pengesa përfundimtare për liberalizimin e vizave të BE-së për Kosovën, duke filluar më së voni më 1 janar 2024. Ky është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së! urime!”, ka shkruar në faqen e saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.

Ndërkaq nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. /Arbresh.info/
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...