Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini duke përkujtuar përvjetorin e tretë të tentativës për grusht shteti në Turqi tha se “solidariteti me popullin turk është i padiskutueshëm”.
Mohgerini i bëri këto komente para mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë që do të mbahet në Bruksel me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.
Ajo tërhoqi vëmendjen se para pak kohësh ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushoglu në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.
“Sot vendet anëtare do të diskutojnë se si do të ndiqet vendimi i liderëve të BE-së, i marrë në muajin qershor, në lidhje me aktivitetet e shpimit”, tha Mogherini në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.
Ajo theksoi se në takim do të trajtohet edhe marrëveshja bërthamore me Iranin, problemet e migrimit, Afrikës dhe Libisë./atsh/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...