Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Përfaqësuesja e Lartë dhe sekretari Pompeo riafirmuan angazhimin e tyre për një partneritet të fortë strategjik – transatlantik. Ata diskutuan fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh si dhe një numër zhvillimesh të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Venezuelën, Afganistanin, Libinë, Moldavia, Rusinë dhe Ukrainen”, thuhet në një njoftim nga zyra e Mogherinit.
Bisedimet e nivelit të lartë mes SHBA-së dhe BE-së, për situatën në Ballkanin Perëndimor, vijnë në kohën kur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga BE-ja janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Mogherini gjithashtu u takua me Jared Kushner, këshilltarin e Lartë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, me te cilin diskutoi situatën në Lindjen e Mesme. Ajo nënvizoi interesin themelor të Bashkimit Evropian për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
Kjo është vizita e fundit e Federica Mogherinit në SHBA, si përfaqësuese e Lartë e BE-së, pasi blloku evropian, pas zgjedhjeve të majit, është duke kërkuar një emër tjetër për të pasuar Mogherinin.
65 milionë euro që mund të ndryshojnë mbrojtjen e Real Madri...
Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: Integrimi evrop...
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...