Çështja është sot në agjendën e një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Vjenë.
Qeveria populiste e Italisë ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj migracionit, duke refuzuar t’i zbarkojë njerëzit e shpëtuar në det nëse shtetet e tjera anëtare të BE nuk ofrohen për t’i marrë ata.
Çështja kërcënon Operacionin Sofia, një operacion detar i BE-së për luftimin e trafikimit me njerëz jashtë brigjeve të Libisë, i cili duhet të zgjasë deri në fund të vitit.
Kur është krijuar në vitin 2015, shtetet anëtare kanë rënë dakord që çdo migrant i shpëtuar të pranohet në Itali.
Roma tani kërkon ndryshimin e këtyre rregullave, duke kërcënuar me mbylljen e porteve të saj.
Mogherini, e cila vetë është italiane, tha se menaxhimi i fluksit të migrantëve është çështje e përbashkët evropiane dhe jo e një vendi të vetëm.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi një operacion të BE-së. Edhe nëse është një diskutim shumë i vështirë, do të ishte mirë nëse shtetet anëtare konsiderojnë marrjen e më shumë përgjegjësive në këtë drejtim”, tha Mogherini përpara bisedimeve joformale në Vjenë.
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...