
Greek Prime Minister Alexis Tsipras gives a press conference during the Greek-Serbian High-Level Cooperation Council, in Thessaloniki on July 13, 2017. / AFP PHOTO / SAKIS MITROLIDIS (Photo credit should read SAKIS MITROLIDIS/AFP/Getty Images)
Kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis ka dorëzuar sot në parlament një mocion mosbesimi për qeverinë e kryeministrit Aleksis Tsipras.
“Qeveria ka humbur prej kohësh besimin e popullit grek dhe nuk është në gjendje të mbrojë interesat kombëtare”, ka thënë kryekonservatori Mitsotakis duke iu referuar marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, të cilën e quajti të dëmshme për vendin.Seanca 3-ditore ka filluar mbrëmjen e së enjtes dhe do të përfundojë ditën e shtunë në darkë.
Mocioni i mosbesimit do të pranohet vetëm nëse aprovohet nga të paktën 151 prej 300 deputetëve të parlamentit grek, ndërkohë që partitë aleate në qeveri, Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë një shumicë prej 153 deputetësh. Nëse nuk kalon dhe për këtë kryeministri Tsipras është i sigurt, opozita nuk do të ketë të drejtë të sjellë përsëri një mocion të ri për 6 muaj.
Mitsotakis ka dorëzuar mocionin e mosbesimit pas seancës së fundit të katër ditëve të diskutimeve, kur parlamenti aprovoi me shumicë votash projektligjin me parakushtet për mbylljen e vlerësimit të fundit të programit grek të reformave, pas rreth 9 vitesh të krizës ekonomike që kaloi vendi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...