Mjeku shqiptar në Britaninë e Madhe, Laidon Shapi tregoi se masat e fundit të marra nga qeveria me futjen e vendit në karantinë për 1 muaj kanë dhënë rezultate shumë të mira në uljen e nivelit të infeksionit.
Ai tha se karantina jep efekte brenda 7-10 ditësh, por këtu një rol vendimtar kanë njerëzit me solidaritet dhe respektim të masave.
Ai shpjegoi se si është menduar të bëhet vaksinimi i gjerë i popullatës në Britaninë e Madhe, i pari vend që nis zyrtarisht vaksinimin ndaj COVID-19 me anë të vaksinës së Pfizer.
Teksa e cilësoi organizimin e fushatës së vaksinimit një ndërmarrje kolosale që kërkon shumë ekipe brenda, mjeku shqiptar sqaroi se vaksinimi i popullatës në Britani që nis nga 7 dhjetori, do të bëhet në dy doza me 21 ditë diferencë, në përfundim të të cilave besohet se personi i vaksinuar fiton imunitetin e duhur ndaj virusit.
“800 mijë doza të vaksinës do të shpërndahen nga data 7 dhjetor e do të bëhen 4 mln gjatë dimrit, kur do të fillojë një vaksinim në masë të gjerë i popullsisë. Vaksina e ‘Pfizer’ është e vështirë të mbahet për shkak të temperaturës së ulët, ndaj kjo vaksinë do të çohet fillimisht në spital, më tej tek shtëpitë e të moshuarve dhe tek kategori të tjera.
Kjo vaksinë doli e para dhe kaloi e para testet, çka jep sigurinë për kualitetin dhe efektivitetin. Problemi i saj është se duhet mbajtur në -70 gradë dhe se mund të shërbehet vetëm në doza 1000.
Organizimi i fushatës së vaksinimit është një ndërmarrje kolosale që kërkon shumë ekipe brenda. Vaksinimi do të kryhet në dy doza, 12-14 ditë pas dozës së parë fillon krijimi i antitrupave, më pas doza e dytë merret pas 21 ditësh. 25 ditë pas dozës së parë personat fitojnë imunitet. Kështu, në 4 janar të 2021 këtë person të vaksinuar në 7 dhjetor e kemi me imunitetin e duhur.
Imuniteti i tufës falë vaksinës mendohet të arrihet brenda pranverës dhe vera tjetër do të jetë ndryshe”, shpjegoi mjeku Shapi.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”