Një doktor në shtetin perëndimor të Gujarat në Indi është arrestuar për kryerje të operacionit cezarian në një grua shtatzënë gjersa ishte i dehur, ka thënë policia për BBC.
Foshnja u shpall e vdekur menjëherë pas operacionit, ndërsa gruaja vdiq pak pas, transmeton portali arbresh.info.
Policia thotë se një testim i frymëmarrjes ka konfirmuar se mjeku ishte i dehur.
Ata po hetojnë nëse vdekjet janë shkaktuar nga neglizhenca ose për arsye të tjera mjekësore.
Dr PJ Lakhani është një mjek i lartë me përvojë të konsiderueshme dhe ka punuar në spitalin Sonavala të drejtuar nga qeveria për 15 vitet e fundit.
Pacientja, Kamini Chachi, u soll në spital të hënën në mbrëmje me dhembje të lindjes.
Mediat lokale thanë se familjes së gruas iu tha që foshnja kishte vdekur, ndërsa nëna po vuante shumë.
Familja vendosi ta zhvendosë atë në një spital privat, por ajo vdiq në rrugë, shtuan ata.
Spitali ka formuar një komision i cili do të hetojë më tej shkakun e vdekjes së saj./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...