
23 October 2020, North Rhine-Westphalia, Cologne: A man gets a nasal swab at the corona test station at the main train station in Cologne. Photo: Marius Becker/dpa (Photo by Marius Becker/picture alliance via Getty Images)
Me rritjen e rasteve me koronavirus, spitalet gjermane bëjnë thirrje që masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit të mos shfuqizohen në prag të festave.
“Për shkak të situatës aktuale unë këshilloj që të mos ketë lehtësim masash për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, tha kreu i Shoqatës së Spitaleve Gjermane, Gerald Gusnë në një intervistë për mediat.
Po ashtu ai theksoi se zbatimi rigoroz i tyre do të ndihmonte në parandalimin e shtimit të rasteve.
“Zbatimi i tyre është absolutisht i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, sidomos në zonat me rrezik të lartë. Qytetarët duhet të kufizojnë kontaktet më shumë persona. Situata në spitale sa vjen dhe bëhet më e vështirë për tu kontrolluar . Sot janë më shumë se 40 % e pacientëve që ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv.
Kjo nuk është një gjendje afatshkurtër, por po vijon për javë të tëra. Për personelin shëndetësor të klinikës, kjo është një sfidë”, tha më tej ai./abcnews.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...