Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për krijimin e një Lehtësie për Reformat dhe Rritjen Ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi do të jepen për partnerët e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Instrumentit ekzistues për Asistencën e Para Aderimit, duke rritur kështu në mënyrë të ndjeshme ndihmën financiare për Shqipërinë.
Marrëveshja e përkohshme, e cila u miratua këtë të enjte nga Presidenca e Këshillit Evropian dhe Parlamenti Evropian do të duhet që të marrë edhe një miratim final sa i përket rishikimit ligjor-gjuhësor, një procedurë kjo e cila vlen thjesht për formalitet.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola shkroi në rrjetin social X se zgjerimi është mjeti më i fortë gjeopolitik i BE –së dhe investimi prej 6 miliardë eurosh në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta ndihmojë këtë rajon që të jetë gati me tregun e përbashkët përpara anëtarësimit.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor u prezantua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor të vitit të shkuar dhe vendi ynë pritet të përfitojë nga ky plan një miliard euro financim./abcnews.al
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n