Militantët talibanë në Afganistan mund të mposhten vetëm nga një mision luftarak i gjatë dhe shumë i ashpër, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.
“A janë shoqëria dhe parlamenti të gatshëm për të dërguar ushtrinë gjermane në luftë, që të qëndrojë aty për të paktën edhe një gjeneratë? Nëse jo, atëherë tërheqja me partnerët ka qenë vendimi i duhur”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter, transmeton dpa.
Sipas saj, ata që janë duke bërë thirrje për intervenim të ri ushtarak në Afganistan, duhet të pyesin veten se cili do të ishte synimi dhe strategjia, si dhe kush do të ishin partnerët.
Secili që dëshiron të mposhtë talibanët për një kohë të gjatë, do të duhej të niste “mision luftarak shumë të ashpër dhe të gjatë”, ka thënë ajo.
Gjermania ka kompletuar procesin e tërheqjes së trupave të veta ushtarake nga Afganistani në qershor të këtij viti.
Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë nisur të largohen nga Afganistani më 1 maj, pas gati 20 vjetëve luftë.
Që atëherë, talibanët kanë nisur ofensiva në rajone të ndryshme në Afganistan, me qëllim të zgjerimit të kontrollit./Rel/
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...