Rreth gjysma e pacientëve të spitaleve psikiatrike në Rusi do të lihen të lirë. Deklarata është bërë nga ministri rus i Punës, i cili shtoi se ata do të mund të mjekohen në vendet ku jetojnë.
Ministri rus i Punës, Maksim Topilin, paralajmëroi inspektime në një shkalë të gjerë në spitalet psikiatrike në të gjithë vendin. Zyrtarisht këto institucione quhen konvikte psikoneurologjike.
Ai shtoi se ekziston mundësia që të lihen të lirë 45% e pacientëve. Objektivi është që pacientët të rikthehen në shtëpi ku do u jetë e garantuar asistenca në vendet ku banojnë. Aktualisht në Rusi janë aktive 600 struktura për asistencën psikiatrike, të cilat funksionojnë si konvikte për shtrimin e përhershëm të pacientëve.
Në total janë 155 mijë pacientë, nga të cilët 112 mijë të paaftë për të vendosur apo kuptuar. Situata është shumë e vështirë pasi konviktet janë trashëgimi e epokës sovjetike. Në shumë raste ka mungesë të shërbimeve higjieno-sanitare, si dhe ka mbipopullim me 4 deri në 6 pacientë që ndajnë të njëjtën dhomë.
Gjithashtu ka dhe mungesë të personelit të mjekëve dhe sanitarëve të cilët plotësojnë vetëm 75 për qind të nevojave.
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici