Në pritje të rezultatit dhe një fitoreje të mundshme të Joe Biden të gjitha shtetet kanë filluar të bëjnë llogaritë për ndryshimet që mund të pësojë politika e tyre në raport me Amerikën.
Qëndrimi i Joe Biden mbi marrëveshjen e Iranit mund të çojë në një “konfrontim të dhunshëm” midis dy vendeve, shkruan e përditshmja “The Jerusalem Post”, duke cituar një ministër izraelit.
“Biden ka thënë hapur për një kohë të gjatë se ai do të kthehet te marrëveshja bërthamore” tha ministri Tzachi Hanegbi.
“Nëse Biden qëndron me atë politikë, në fund të fundit, do të ketë një konfrontim të dhunshëm midis Izraelit dhe Iranit” paralajmëroi ai.
Por një tjetër ministër izraelit ka një mendim ndryshe nëse fiton Biden. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Zvi Hauser tha se ai i dinte qëndrimet e Biden gjatë mandatit të tij si nënkryetar i SHBA, duke e quajtur atë një “mik i vërtetë i Izraelit“.
“Unë supozoj se edhe nëse Marrëveshja e Iranit rinovohet do të jetë më e mirë se ajo e mëparshme” tha ai./abcnews/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...