Ministri izraelit i energjisë, Yuival Steinitz, ka paralajmëruar të dielën për mundësinë e sulmeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta të Iranit ndaj Izraelit në rast se dalin nga kontrolli tensionet e tanishme mes Tehranit dhe Uashingtonit.
Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga udhëheqësit e këtij shteti që të bisedojnë me të për heqjen dorë nga programi bërthamor dhe ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e përleshjes së armatosur.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe qeveria e tij, të cilët e mbështesin qasjen e ashpër të Trumpit ndaj Iranit, kanë qëndruar kryesisht të heshtur lidhur me rritjen e tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
“Nëse ka përleshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ose mes Iranit dhe shteteve fqinje, nuk e përjashtoj mundësinë që Irani ta aktivizojë Hezbollahun dhe grupet tjera ose ata vetë të na sulmojnë me raketa”, tha Steinitz, i cili gjithashtu është anëtar i kabinetit për siguri.
Grupet e Hezbollahut dhe Xhihadit Islamik janë grupe të sponsorizuara nga Irani dhe veprojnë përreth kufijve të Izraelit.
Në anën tjetër, ushtria izraelite refuzoi të japë ndonjë koment kur u pyet se a është duke bërë ndonjë përgatitje për kërcënimet e mundshme që lidhen me Iranin, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...