Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku pretendon se Irani ka një “plan strategjik” për të eliminuar vendin e tij, duke theksuar se Izraeli është i vendosur të mbrohet.
“Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin. Izraeli nuk mund dhe nuk do ta pranojë kërcënimin e shfarosjes!” shkroi Sa’ar në një postim në rrjetin social X, ku ndau edhe një kopje të letrës.
Në letrën e tij, Sa’ar tha se sulmi i Izraelit ndaj Iranit u zhvillua pas një përparimi kritik në programin bërthamor iranian dhe kishte për qëllim, gjithashtu, të parandalonte kërcënimin e menjëhershëm të sulmeve të tjera me raketa dhe ndërmjetësime iraniane.
Vendimi për të kryer sulmin u mor “si masë e fundit”, thuhet në letër.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi