Teherani ka bërë me dije se është i gatshëm të vazhdojë sulmet për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke theksuar se negociatat me Uashingtonin nuk janë më në axhendë.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, iu përgjigj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka vlerësuar më herët se “lufta do të përfundojë së shpejti”. Araghchi theksoi se Teherani nuk po mendon për bisedime me Shtetet e Bashkuara.
“Negociatat me Uashingtonin nuk janë më në axhendë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë sulmet tona me raketa kundër tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi ai në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha se Irani ka epërsinë në përballjen aktuale.
“Planet e tyre kanë dështuar dhe ata nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Irani i ka dëmtuar rëndë Izraelin dhe SHBA-në. Shikoni gjendjen e energjisë globale dhe ekonomisë globale. Ne kemi epërsinë dhe do të vendosim vetë kur të përfundojë lufta”, deklaroi ai, sipas raportimit të Al Jazeera.
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...