Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se “nuk ka vend për negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni izraelit”.
Ai shtoi se programi i raketave balistike të Teheranit është i panegociueshëm, raporton Sky News.
Konflikti ajror njëjavësh mes dy vendeve armike në Lindjen e Mesme u përshkallëzua edhe të enjten, pa asnjë shenjë frenimi nga të dyja palët.
Izraeli bombardoi objektet bërthamore në Iran, ndërsa Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt Izraelit, duke goditur gjatë natës një spital në vendin hebre.
Më 13 qershor, Izraeli nisi një fushatë ajrore duke sulmuar qendra ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, duke thënë se synon të pamundësojë armikut të tij posedimin e armëve bërthamore.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri