Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Aziz Nasirzadeh, paralajmëroi të mërkurën se Irani do të godasë bazat amerikane në rajon nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një sulm kundër vendit.
“Nese Irani sulmohet, ai do të sulmojë bazat amerikane,” tha zyrtari ushtarak, sipas agjencisë lokale Mehr.
Ai shtoi se “të gjitha bazat amerikane dhe ato të vendeve të tjera në rajon që ndihmojnë SHBA-në në sulmet kundër tokës iraniane do të konsiderohen objektiva legjitime”.
Ministri paralajmëroi gjithashtu se “përgjigja iraniane do të jetë e dhimbshme për armiqtë e saj” në rast të një sulmi ndaj vendit.
Deklarata vjen në një kohë kur tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur, pas protestave të dhunshme në Iran dhe sanksioneve të vendosura nga SHBA.
Ndërsa kyetari i Gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejei, njoftoi se të dyshuarit për dhunë gjatë protestave do të përballen me gjyqe të shpejta, që sipas tij do të mbahen publikisht.
Ai theksoi: “Nëse dikush dogji dikë, i preu kokën dikujt ose i vuri flakën, ne duhet të veprojmë shpejt.”
Sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut Hrana, numri i viktimave nga protestat në Iran ka arritur të paktën në 2,571, përfshirë protestues, anëtarë të forcave qeveritare dhe 12 të mitur nën 18 vjeç.
Ndërkohë, misioni iranian në OKB akuzoi SHBA-në se po kërkon një pretekst për ndërhyrje ushtarake në Iran.
“Fantazitë dhe politika amerikane ndaj Iranit janë të rrënjosura në një dëshirë për ndryshim regjimi, me sanksione, kërcënime, trazira të orkestruara dhe kaos që shërbejnë si një mënyrë veprimi për të krijuar një pretekst për ndërhyrje ushtarake,” shkruan misioni iranian në X.
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...