Një deklaratë e një ministri të Shëndetësisë ka bërë që, përveçse të prek ndjenjat e të sëmurëve me kancer, të përcillet edhe me reagime të shumta ndaj deklaratës së tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ministrin indian të Shëndetësisë, Assam Himanta Biswa Sarma, i cili ka provokuar një stuhi reagimesh pasi ka deklaruar se disa njerëz vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si kanceri për shkak të mëkateve të kryera në të kaluarën, të cilën ai e quajti “drejtësi hyjnore”.
Kështu, sipas mediave, këto komentet nxitën reagime të shumta në qarqet politike dhe në mesin e pacientëve me kancer.
“Perëndia na bën të vuajmë kur mëkatojmë. Nganjëherë takojmë njerëz të rinj të prekur nga kanceri ose të rinjtë që pësojnë aksidente. Nëse vëzhgoni sfond do të kuptoni se është drejtësi hyjnore. Duhet të vuajmë atë drejtësi hyjnore”, citohet të ketë thënë Sarma.
“Në këtë jetë ose në jetën tonë të mëparshme, ose ndoshta babai ose nëna … ndoshta ky i ri nuk ka bërë asgjë, por babai i tij ka bërë diçka të gabuar. Kjo drejtësi hyjnore gjithmonë do të jetë atje. Askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë hyjnore”, ka thënë tutje ai.
“Është për të ardhur keq që ministri i shëndetësisë ka bërë një deklaratë të tillë për pacientët e kancerit, duke prekur ndjenjat e tyre”, ka qenë njëri nga komentet.
Gjithashtu një tjetër ka thënë: “Ministri i shëndetësisë e bëri këtë vërejtje për të mbuluar dështimin e tij për të kontrolluar shtrirjen e kancerit në shtet”.
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...