“Pika e kthesës ishte mbledhja e mbajtur në Kishën Evangjeliste në Mulhouse. Pandemia në mbarë vendin me të vërtetë u përhap prej këtu”, u shpreh ministri Olivier Veran.
Ministri i Shëndetësisë i Francës Olivier Veran, prendoi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është përhapur nga ritualet fetare që janë bërë në Kishën Evangjeliste në qytetin Mulhouse muajin e kaluar.
Veran në deklaratën për gazetën javore Le Journal du Dimanche, bëri vlerësime rreth COVID-19 që e ndikoi vendin.
“Pika e kthesës ishte mbledhja e mbajtur në Kishën Evangjeliste në Mulhouse. Pandemia në mbarë vendin me të vërtetë u përhap prej këtu”, u shpreh ai.
Ai pohoi se nuk janë vonuar me masat kundër COVID-19.
Ndërkohë në lajmin e gazetës Le Monde, virusi nga Kisha Evangjelike në Mulhouse është përhapur në në Austri.
Sipas lajmit një familje që jeton në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, më 17-21 shkurt ka marrë pjesë në rituale e kishës, të cilët më pas përmes Belgjikës janë kthyer në Vjenë. Testi i tyre ka rezultuar pozitiv.
Në lajm gjithashtu u pohua se këto rituale kanë shkaktuar që virusi të përhapet edhe në Burkina Faso, një shtet afrikan./AA/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...