Ministri Peter Szijárto ka marrë pjesë në një forum energjie në qytetin perëndimor rus Shën Petersburg megjithë sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës prej sulmit në Ukrainë.
Por duke folur për mediat ruse Szijarto tha se nuk i trembej pasojave në Bashkimin Evropian pasi ‘vendet kanë politikë të jashtme të pavarur’.
“Politika e jashtme është pjesë e sovranitetit dhe ne nuk lejojmë askënd të na kufizojë këtë sovranitet”, tha ai sipas raportimeve, shkruan rrjeti gjerman DPA.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Petersburg ai foli në favor të bashkëpunimit energjitik me Moskën në sektorët e naftës, gazit dhe energjisë bërthamore.
Hungaria pret të importojë rreth 5 milionë ton naftë nga Rusia këtë vit me anë të naftësjellësit Druzhba, që furnizon Evropën Qendrore.
Vendi pritet të nënshkruan gjithashtu me grupin Gazprom teksa Szijjárto kishte konfirmuar se siguria energjitike e Hungarisë mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me Rusinë.
Qeveria e liderit të djathtë hungarez Viktor Orbán vijon të mbajë lidhje të mira me Moskën edhe pas konfliktit në Ukrainë./DPAInternational/.
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë