Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha sot se Gjermania vazhdon të mbështetet te marrëdhëniet e mira tregtare me Kinën, pavarësisht se vizita e tij e planifikuar për këtë javë u shty.
Duke folur në Bruksel pas disa takimeve të nivelit të lartë, përfshirë me komisionerin e BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, Wadephul theksoi se “Evropa duhet të shtirjë më tej punët me partnerët dhe zinxhirët e saj të furnizimit”.
“Megjithatë, njëkohësisht ne llogarisim që tregtia e ndershme me Kinën të mbetet e mundur në të gjitha fushat, përfshirë mineralet e rrallë dhe çipet”, tha ai për gazetarët.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj këtij shkëmbimi dhe tregtie të drejtë dhe besojmë se do të gjejmë sërish partnerë në Pekin”, shtoi ministri.
Të premten e kaluar, Ministria e Jashtme në Berlin njoftoi se vizita do të shtyhej pasi Pekini kishte konfirmuar vetëm një takim me rëndësi.
Wadephul do të ishte ministri i parë gjerman që viziton Kinën që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re konservatore në maj.
Ai tha se shtyrja e udhëtimit ishte “vendimi i duhur në këtë situatë konkrete” dhe shprehu shpresën për ta riplanifikuar vizitën.
“Gjermania ka “marrëdhënie të mira dhe afatgjata me Kinën” dhe qeveria synon t’i zhvillojë më tej këto lidhje”, përfundoi Wadephul.
Barcelona luan për gjithçka ndaj Copenhagenit, Flick me “dhi...
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...