Matteo Salvini, ministri i brendshëm italian thotë që Italia nuk do të jetë kamp refugjatësh i Evropës
Italia nuk do të jetë më “Kamp refugjatësh për Evropën” ka thënë ministri I brendshëm, Matteo Salvini, i Italisë, transmeton arbresh.info.
Ai ka premtuar që do të marrë masa për ta reduktuar numrin e refugjatëve si dhe t’i deportojë disa që tashmë janë atje.
Salvini ka bërë këto deklarata dy ditë pas betimit të qeverisë së re italiane.
Që nga 2014 mbi 600,000 emigrantë kanë hyrë në Itali dhe kanë kërkuar vendqëndrim.
“Festa ka mbaruar për emigrantët në Itali” ka shtuar Salvini në mbledhjen e parë të kabinetit që u mbajt të hënën./Arbresh.info/
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...