Ministri i ri i Brendshëm, Horst Seehofer ka deklaruar në një intervistë për gazetën Bild se “Islami nuk i përket Gjermanisë”.
Kjo fjali bie në kundërshtim me deklaratat e vazhdueshme të kancelares Angela Merkel.
“Gjermania është formësuar përmes Krishterimit,” tha Seehofer.
Ai tha se kjo nënkupton të dielat pushim, meshat në kishë, Pashkët, Krishtlindjen, etj.
Seehofer tha se myslimanët kanë vendin e tyre në shoqërinë gjermane, “por kjo nuk do të thotë që të heqim dorë nga traditat tona”.
“Myslimanët në Gjermani duhet të jetojnë me ne, jo pranë nesh ose kundër nesh,” tha ai.
Fjalia “Islami i përket Gjermanisë” është përdorur shpesh nga politikanët më të lartë në këtë vend që prej vitit 2010.
Megjithatë presioni në rritje i ekstremit të djathtë po bën të veten edhe në Gjermani
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...