Ministri i Financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem tha se nëse hapet aeroporti i 3-të i Stambollit i cili vazhdon të ndërtohet, kjo do të sillte fundin e aeroportit Schipol në Amsterdam.
Turqia ka ngjallur frikë në Evropë me projektet gjigande që ka realizuar dhe ka në të plan të bëjë si: “Kanali i Stambollit”, “Aeroporti i 3-të”, “Ura e Sulltan Javuz Selimit” dhe tunelet (për metro dhe automjete) që bashkojnë dy anët e Stambollit duke kaluar nën Ngushticën e Bosforit.
Nga Ministri i Financave të Holandës, Jurun Dajseoblum erdhi një deklaratë në cilësinë e pohimit gjatë lidhjes së tij me telefon në një emision televiziv.
“Aeroporti i Amsterdamit ka kapacitet të mirëpresë në vit 55 milionë pasagjerë. Kur të fillojë të punojë aeroporti i 3-të që po ndërtohet në Stambolli, kemi të bëjmë me një situatë që mund të na prekë me më shumë se 25%. Dhe një diçka e tillë është mjaft me risk për ekonominë holandeze. Ndoshta me miliona euro do të na avullojnë nga duart”, tha Dajseoblum.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...